Vikend i zgjatur 80€

Tri ditë gjysmë pansion në hotel "Molika" dhe biletë triditore për të gjithë teleferiqet dhe skiliftat për 80€.

Aranzhman shtatë ditor për 180€

Shtatë ditë gjysmë pansion në hotel "Molika" dhe biletë shtatëditore për 180€.

Top oferta 20%

Për grupe deri në 50 persona të cilët qëndrojnë më shumë se pesë ditë, japim zbritje ekskluzive prej 20% në akomodim dhe ski-pas.

Hotel „Molika“

Në lartësi prej 1.740 m dhe mu në pistë të skijimit gjindet hotel „Molika“, i kategorisë B, i cili pasuron atmosferën e qendrës dimërore sportive. Gjindet në pistë të skijimit, afër stacionit të poshtëm të teleferikut në 1750 m/lm. Posedon ski-servis dhe dhomën e skive (garderoba) për mysafirë të hotelit „Narcis“. Në hotel gjindet servisi për rregullimin e skive, rent-en e skive si dhe ambulanta dhe ekipi i shpëtimtarëve.

Hotel „Narcis“

Hotel „Narcis“ – kategorisë A, është i vendosur në lartësinë mbidetare prej 900 m vetem 2.5 km prej Štrpcës. Hoteli ka të gjitha përmbajtjet për qëndrim aktiv gjatë sezonës së dimrit dhe verës: pishinë, palestren sportive, palestren e bowlingut, saunën, trim-kabinetin, hapësirë për ping pong dhe biliar. Sallat e simpoziumeve dhe banketeve shfrytëzohen për organizimin e seminareve dhe kongreseve. Është i larguar 9 km nga qendra e skijimit (20 min vozitje me autobus). Depo e skive ndodhet në hotel “Molika“.

Hotel „Breza“

Gjindet në qendër të Brezovicës në lokacion perfekt dhe në kuadër të hotelit ka: restoranin për 120 vende, kafiterinë për 80 vende, diskotekën, dhoma dykrevatshe me 80 krevate. Në hotel kanë qëndruar ushtarët e KFOR-it dhe momentalisht nuk është në funksion

„Livadica – Brvnara e madhe“

Gjendet në Brezovicë dhe posedon: kuzhinën, kaminin, Etno-restoranin me 100 vende për mysafir në restoran, bashqen me 50 vende, diskotekën, bazenin për peshk të freskët dhe furrën për pjekje. Për fat të keq edhe ky objekt është jashtë funksionit. Foto është nga koha kur ky restoran ka qenë vendi kryesor për argëtim në Brezovicë.

Restorani „Shtëpia e Stojkut“

Gjindet në pistë të skijimit dhe nuk është në funksion. Objekti sipas të cilit qendra e skijimit ka marr emërtim, ndërsa sot është harruar. Objekti deri në vitin 1999 është shfrytëzuar nga ushtria dha ka shërbyer si karaulë kufitare.

Restoran „Brvnara e vogël“

Gjindet në „vikend zonë“, Tršenja, dhe ka 30 vende në restoran me oborr të shkelqyer me 30 vende tjera. Ky objekt është jap në shfrytëzim dhe është i vetmi në funksion, pasi që investitori ka investuar dhe për momentin punon me kapacitet deri në 50 persona.

Edhe kur është mendu se cdo gjë ka marr fund, për çudi me entuziazmin e dashamirëve të skijimit dhe bjeshkatarëve krejt ka nisur nga fillimi. Teleferiqet përseri punojnë, ski-lift terhjek përseri, në fillim me kapacitet të kufizuar ndërsa tani me të gjitha kapacitetet. Na shkruani dhe na ndiqni ne rrjetet sociale. Mirësevini!

Telefonat e kontaktit:

+386 49 938 561 -Hotel "Molika"

0290 73 654 -Hotel "Narcis"

+383 44 310 350 - Viber

e-mail:

skibrezovica@gmail.com