Shtigjet e skijimit

Logo e shtigjeve të skijimit

Qendra e skijimit Brezovica është e vendosur 9 km nga vendi me emër të njejtë në komunën e Shtërpcës. Kushtet klimatike, koha e gjatë me borë nga maji deri në nëntor, pjertësia e pëlqyeshme dhe diferenca e lartësisë mbidetare në disa shtigje e bëjnë njerën nga qendrat më të njohura të skijimit në rajon. Qendra e skijimit gjendet në lartësi mbidetare prej 2500 m dhe përmban 11 ski-lift me kapacitet 10.000 skiatorë në orë. Shtigjet janë të rregulluara për të gjitha disiplinat alpine, dhe shpatet anësore të qendres së skijimit e bëjnë resortin një sistem prej 5 teleferiqesh dhe 5 ski-liftëve, të ndërlidhur me 16 km gjatësi të shtigjeve të skijimit dhe gjatësi mesatare prej 3,000 metra. Shtigjet kanë certifikatë të akredituar nga FIS duke i bërë ata të përshtatshëm për organizimin e garave ndërkombëtare në sllallom, sllallom të madh, super G dhe lëshim. Shtigjet kryesore përbëhet nga tri pista të mëdha: shtegu i livadhit, qafa e ortekut dhe karpa e kuqe. Qendra ka edhe pisten e Piribregut (Piribeg), por kjo është një pistë që nuk ka punuar për 20 vjet dhe ka shumë të ngjarë që nuk do të punoj edhe në të ardhmen. Janë disa teleferiqe tjera mirpo në funksion janë vetëm ai i cili të dërgon në livadh, qafë të ortekut dhe ski-lift afër hotelit. Pistat rregullohen duke ju falenderu tre makinave për ngjeshjen e borës. Gjatë viteve të 90-ta është shfrytëzuar 80% e kapaciteve të instaluara. Hapësira e shtigjeve të rregulluara përfshinë 230 hektar, me mundësi të instalimit të lehtë të mbulimit të shtigjeve me borë artificiale. Shtegu më i gjatë është 3500 metra. Kapaciteti i shigjeve është 10.000 skijator në orë. Prej shtegut të livadhit mund të skijohet edhe deri tek qafa e ortekut. Më së shpeshti ky shteg rregullohet përmes makinës për ngjeshjen e borës, mirpo egziston edhe afër kesaj piste një shteg tjetër (Off pist- shtegu). Freeride (skijim i lirë) është ngjarja më e rëndësishme në Brezovicë. Egzistojnë me mijëra vende për skijim të tillë, pasi që borë te pangjeshur ka në të gjitha anët.

Nr. Kategoria Emri i shtegut Gjatësia e shtegut Gjatësia e teleferikut Kuota Ndryshimi i lartesisë mbidetare Statusi
1 KUQE Karaula 2600m 1186m 1731-2190 459m Aktive
2 ZEZË Piribreg 3500m 521+1186m 1718-2522 804m Joaktive
3 KALTËRT Gropat Berevaqe 800m 731m 2099-2285 168m Aktive
4 KUQE Qafa e ortekut 2500m 1428m 1718-2147 429m Aktive
5 KALTËRT Baqilla 301m 301m 1729-1803 73m Aktive
6 KALTËRT Munika 454m 454m 1734-1830 94m Aktive
7 KALTËRT Livadhet e Grekut 500m 429m 1772-1885 113m Aktive
8 KUQE Karpa e kuqe 3000m 1269m 1891-2264 491m Joaktive
9 KUQE Livadhi i madh 2000m 1280m 1718-2202 484m Aktive

Ski hartat

Brezovica, njera nga hartat e reja

Brezovica, ski-hartat

Brezovica, harta me gjeohartë

Brezovica, më shumë se një decenie hartë aktuale

Brezovica, pozita e teleferikut ne terren

Brezovica, njera nga ski-hartat e para

Edhe kur është mendu se cdo gjë ka marr fund, për çudi me entuziazmin e dashamirëve të skijimit dhe bjeshkatarëve krejt ka nisur nga fillimi. Teleferiqet përseri punojnë, ski-lift terhjek përseri, në fillim me kapacitet të kufizuar ndërsa tani me të gjitha kapacitetet. Na shkruani dhe na ndiqni ne rrjetet sociale. Mirësevini!

Telefonat e kontaktit:

+386 49 938 561 -Hotel "Molika"

0290 73 654 -Hotel "Narcis"

+383 44 310 350 - Viber

e-mail:

skibrezovica@gmail.com